Futboll Seria A Sport

SPALLETTI “FËRKON DUART”/ Nainggolan lë pas dëmtimin, grumbullohet për sfidën ndaj Genoas

Radja Nainggolan duket se ka lënë pas dëmtimin dhe do të rikthehet në shërbim të trajnerit të Interit Luciano Spalletti, duke filluar nga ndeshja e nesërme ndaj Genoas.

Tekniku zikaltër ka grumbulluar mesfushorin belg për takimin që do të luhet nesër në orën 15:00, ndonëse pritshmëritë janë që Nainggolan të qëndrojë në stol, për të luajtur vetëm pak minuta.

Kjo pasi të martën zikaltrit do të presin po në “San Siro” Barcelonën, në një ndeshje mjaft të rëndësishme sa i përket kalimit të grupeve të Champions Leagues dhe Spalletti kërkon t’i besojë pikërisht eksperiencës së Nainggolan.

Vlen të theksohet se mesfushori që u transferua vetëm këtë verë te Interi, mbeti i dëmtuar në derbin ndaj Milanit, pas një përplasjeje të dyfishtë me mesfushorin argjentinas të kuqezinjve, Lucas Biglia.

Related posts

E DUAN të gjithë/ Klubi zikaltër ka refuzuar një ofertë per këtë lojtar

Sadik.Autor

Young Boys fiton titullin zviceran, ja reagimi i rivalit më të madh

Sadik.Autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Ronaldo, “Mr. 799 golëshi” që po thyen çdo rekord në Champions

Delo.autor

Leave a Comment