Futboll La Liga Sport

Sevilla rikthehet te fitorja/ Andaluzianët luajnë “tenis” me skuadrën e SHQIPTARËVE

Fitore tenistike për Sevillan në javën e 5-të të La Ligas. Andaluzianët u rikthyen te suksesi në kampionat pas 3 javësh thatësirë pasi triumfuan 2-6 në Valencia përballë Levantes. Një fitore e lehtë dhe e merituar për skuadrën e Machin që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 7 pikëve ndërkohë që spikati francezi Ben Yedder me një tregolësh.

Për Sevillan realizuan edhe Carrico, Andre Silva e Sarabia. Goli i Roger barazoi përkohësisht shifrat në 1-1 ndërsa autogoli i danezit Kjaer fiksoi rezultatin përfundimtar në 2-6. Ndërkohë që në minutën e 26-të kur rezultati ishte 1-2 për miqtë Morales humbi një 11-metërsh për Levanten.

Related posts

SHQIPËRI-POLONI/ Juventus i kujton tifozëve axhendën e Szczesny: Sot në mbrëmje luan përballë “Kuqezinjve” (FOTO)

Delo.autor

“PËSOVA NJË GODITJE ELEKTRIKE GJATË TËRMETIT”/ Futbollisti serb tregon makthin që po përjeton Shqipëria

Delo.autor

KA SHKËLQYER NË BUNDESLIGA/ Drejtori sportiv i Weder Bremen zbulon të ardhmen e Rashicës

Delo.autor

Leave a Comment