Futboll Seria A Sport

JO VETËM PIATEK/ Fiorentina po përgatit në heshtje një goditje të bujshme nga Real Madrid

Kristof Piontek mund të mos jetë goditja e madhe e madhe e Fioentinës në këtë merkato të janarit. Sigurisht, sulmuesi është një blerje e shkëlqyer për klubin e qytetit të Firences dhe një arritje për një skuadër që kërkon të shtojë cilësi. Por ajo që po planifikon klubi vjollcë, mund të entuziazmojë edhe më shumë tifozët.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, klubi ka nisur kontaktet për të mundësuar transferimin e Isko nga radhët e Real Madrid. Mesfushori spanjoll është jashtë planeve të të ardhmes së klubit madrilen dhe shihet si një alternativë dytësore nga Ançeloti. Lamtumira e tij në verë është e sigurt, ndaj Fiorentina shpreson që ta bindë që t’i paraprijë asaj që në janar.

Lojtari tundohet nga ideja për të luajtur në Itali, por nuk ka kthyer ende përgjigje sa i përket kësaj ofertë. Por nëse do të pranonte ftesën e Fiorentinës, padyshim që do të ndihmonte këtë skuadër të kthehej në një nga ekipet që luftojnë për pozitat më të larta në klasifikim e pretendente për një vend në Champions.

Related posts

NË FORMË TË SHKËLQYER/ “Djajtë e Kuq” fitojnë me “POKER” ndaj Bournemouthit

Delo.autor

“MAGJISTARI I FUTBOLLIT”/ Gjobitet Ronaldinho, gjykata i gjen më pak se… euro në bankë

Isa.Autor

Persekutimi i Mavrajt/ Hamburgu e “keqtrajton”, Spanja është opsioni i ri

Isa.Autor

Leave a Comment