Futboll Ligue 1

Ylli i PSG-së: Fatkeqësisht i erdhi fundi kohës sime në Paris

Moura do të largohet nga PSG-ja, preferon Premierligën para Serie A.

Sulmuesi brazilian, Lucas Moura, ka njoftuar se do të largohet nga Paris Saint Germaini në këtë afat kalimtar.

Manchester United dhe disa klube nga Serie A janë duke u interesuar për brazilianin, që preferon Premierligën.

“Nuk mendoj se do të qëndroj. Fatkeqësisht, i erdhi fundi kohës sime në Paris”, u shpreh Moura.

“Më pëlqen Premierliga. Liga angleze është më e forta në botë, por do të varet nga shumë faktor (nëse shkoj apo jo). Do të ulem me familjen për të diskutuar dhe për të kuptuar se çfarë ka vendosur zoti për mua”, shtoi ai.

Ardhjet e Mbappe e Neymar ia kanë minimizuar shanset për lojë Mouras, vlera e të cilit besohet të jetë 25 milionë euro.

Related posts

RRËFEN PRITSHËRITË PËR KOMBËTAREN/ Mërgim Mavraj: Shpresojmë të arrijmë ndonjë rezultat të…

Delo.autor

Skuadra siguron kalimin në Serie B, vjen reagim i papritur i Del Pieros

Sadik.Autor

VAZHDON KRIZA NË LA LIGA/ Barazim me gola, Barcelona ndalet nga Osasuna në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment