Futboll Premier League Sport

DORËZOHET SARRI/ Chelsea një hap pas Liverpoolit, e arrijmë pas një viti

Maurizio Sarri nuk mendon se Chelsea do të jetë në të njëjtin nivel me Liverpool, të paktën edhe për një tjetër vit, pas barazimit të londinezëve 0-0 ndaj West Ham. Chelsea e nisi këtë sezon të Premier League me pesë fitore radhazi, por të dielën, në derbin e Londrës, “Blutë” u ndalën nga “Hammers” . Gjërat nuk kanë në plan të lehtësohen për skuadrën e drejtuar nga Sarri, teksa do të përballen me Liverpool në EFL Cup dhe Premier League në sfidën e dyfishtë në javën e ardhshme. Dhe trajneri italian Sarri mendon se Liverpooli kryesues, që ka fituar të gjashta ndeshjet e këtij sezoni, është një hap mbi Chelsean e tij.

“Ne duhet të përballemi me një skuadër, një ekip shumë të mirë, që ka punuar me të njëjtin trajner për katër apo pesë vite. Ata ndodhen një hap përpara nesh në këtë moment. Ne filluam të punojmë bashkë vetëm 40 ditë më parë, kohë që reduktohet nëse konsiderojmë pushimin e detyruar nga kombëtaret. Për ne është disi shpejt. Ne duhet të punojmë dhe të përmirësohemi, e mbase, pas një viti mund të jemi në të njëjtin nivel me Liverpool”, deklaroi trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri.

Related posts

AS MESI AS RONALDO/ Trajneri i njohur zbulon FITUESIN e “Topit të Artë” 

Isa.Autor

SHERRI TER STEGEN-NEUER/ Reagon Presidenti i Bayern: Iu tregoj portierin më të mirë në botë

Delo.autor

KRIZA E BARCELONËS/ Zidane: Ata do të luftojnë deri në fund. Nuk më intereson…

Delo.autor

Leave a Comment