Futboll Premier League Sport

VENDI I TITULLARIT/ KLOPP: Atë që bëra me SHAQIRIN e bëj shumë rrallë

Jurgen Klopp ka zbuluar se çfarë bëri për Xherdan Shaqirin pasi e zëvendësoi në pushimin e pjesës së parë ndaj Southamptonit. Anësori nga Kosova e filloi ndeshjen e tij të parë si startues me Liverpoolin në Ligën Premier dhe arriti të bëjë një paraqitje fantastike.

Ai ishte pjesëmarrës në dy golat e parë të Liverpoolit, por pavarësisht kësaj Jurgen Klopp e zëvendësoi. Trajneri gjerman pas ndeshjes tha se ky zëvendësim ishte për arsye taktike dhe jo se Shaqiri ishte i lënduar, por ai shtoi si i ka kërkuar falje lojtarit dhe se kjo është një gjë që shumë rrallë e bën. “Për të qenë i sinqertë nuk ishte e lehtë.

Ndonjëherë është puna ime të japi lajmin që askush nuk dëshiron ta dëgjojë”, ka thënë Klopp për Liverpoolfc.com. “Kjo ishte ajo që ndodhi në pjesën e parë. Ai është një djalë fantastik, ia shpjegova situatën dhe nuk ka ndonjë problem. Zakonisht nuk i shpjegoj zëvendësimet, por mendova se kësaj radhe është e arsyeshme. Është diçka e mirë që e kemi atë, gjuajta e lirë ishte diçka e madhe.

Si lojtar i ri zakonisht ke vështirësi, por ai jo. Ai ka provuar gjithçka. I vetmi problem ishte mbrojtja. Sulmi ishte mirë, por mendova se duhet të bënim më shumë në mbrojtje. Ai bëri mirë dhe më pëlqeu”, ka shtuar Klopp.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Dortmund mposht me përmbysje Werder Bremen

Delo.autor

TORINO KA 1 PIKË NË RENDITJE/ Trajneri Giampaolo acarohet: Nuk recitoj dot, ata kanë llumin në mendje…

Delo.autor

Trent Alexander-Arnold: Ndonjëherë nuk e duroj dot Salah për këtë arsye…

Sadik.Autor

Leave a Comment