Futboll Sport

PRAPASKENA/ Trajneri i Brazilit: Po monitorojmë ALLAN, ja pse nuk morëm JORGINHO

“Allan? E kemi nën vëzhgim prej shumë kohësh dhe e dimë që është shumë i aftë, por ne kemi futbollistë të tjerë të rëndësishëm në mesfushë si Renato Augusto dhe Paulinho, që na japin shumë besim. Gjithsesi, Allan ka të njëjtin profil si Jorginho, që donim të ishte pjesë e Brazilit. Drejtori ynë sportiv foli me të, por ai zgjodhi Brazilin,” – ka deklaruar ish-futbollisti i Barcelona dhe Manchester City, Sylvinho Mendes, aktualisht zv.trajner i Brazilit, gjatë një interviste për “Radio Marte”.

Në lidhje me lënien jashtë “Selesao” të Douglas Costa, si pasojë e pështymës ndaj kundërshtarit në ndeshjen Sassuolo-Juventus, ndihmësi i Ttte shtoi: “Douglas Costa ka bërë një veprim shumë të shëmtuar dhe besoj që edhe ai e ka kuptuar. As unë dhe as trajneri nuk kemi biseduar me të. Thjesht e lamë jashtë dhe e dhamë arsyen publikisht, pavarësisht se ai gjithsesi nuk do të vinte se u dëmtua.”

Related posts

NDESHJET ME FRANCËN DHE ISLANDËN/ Edy Reja konferencë për shtyp: Për ne e rëndësishme është të mos…

Delo.autor

Inter dështon, zikaltërit marrin vendimin përfundimtar për lojtarin e Barcelonës

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Hysaj humb gjyqin me Napolin, ja shifra e majmë që do i paguajë ish-klubit…

Delo.autor

Leave a Comment