Futboll Premier League Sport

QESHARAKE/ Nuk shënoi me portën bosh, shokët e skuadrës e TALLIN KEQ (VIDEO)

West Ham ka filluar ta marrë veten nga ai start i dobët në Premier League, por Andriy Yarmolenko humbi një mundësi të artë për ti dhuruar fitoren skuadrës së tij, në ndeshjen ndaj Chelsea-t e luajtur të dielën. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0, duke i dhënë fund serisë së fitoreve për Blues dhe i lejoi Hammers të largohen me një pikë.

Yarmolenko nuk shënoi në portën pothuajse bosh, pas një goditjeje të thjeshtë me kokë. Shokët e ekipit nuk e kanë marrë negativisht dhe kanë vendosur ti bëjnë një shaka, duke i vendosur një figurë me kokë në formë blloku në mur, duke e pasqyruar në këtë mënyrë mungesën e aftësive të lojës në ajër të ukrainasit.

28-vjeçari i cili u transferua këtë verë nga Borussia Dortmund, pati një start mbresëlënës, duke shënuar dy herë në fitoren ndaj Everton-it 3-1. Skuadra e drejtuar nga Manuel Pellegrini-t renditet në vendin e 17-të dhe ndodhet dy pikë larg zonës së rënies. West Ham do të përballet me Macclesfield Toën, ndeshje e vlefshme për EFL Cup.

Related posts

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Ja deklarata e Shaqirit nëse do të kthehej tek Bayern Munich

Delo.autor

MILAN-CAGLIARI/ Ndeshje e çmendur në “San Siro”, realizohen 3 gola për 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

KAOS TEK REALI/ Dëmtohet blerja e bujshme, ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare

Isa.Autor

Leave a Comment