Futboll Seria A Sport

U DËNUA RËNDË NGA FEDERATA/ INTERI apelon pezullimin e SPALLETTIT (FOTO)

Inter ka lajmëruar zyrtarisht se do të apelojë pezullimin me një ndeshje të trajnerit Luciano Spalletti. Trajneri zikaltër është dërguar në tribunë për sjelljen e tij gjatë golit të minutave të fundit të Inter ndaj Sampdoria-s, dhe ditën e hënë Lega Serie A i ka dhënë një pezullim për një ndeshje.

Vetë Spalletti nuk donte të diskutonte pezullimin e tij në prag të ndeshjes me Fiorentina-n, duke thënë vetëm se ishte një precedent i vështirë.

Por klubi i tij gjatë mbrëmjes të së hënës ka lajmëruar se do të apelojë kundër pezullimit.

“Zikaltrit konfirmojnë se do të apelojnë kundër pezullimit me një ndeshje të trajnerit Luciano Spalletti,” shprehet Inter në një deklaratë për shtyp të postuar nga faqja zyrtare e Twitter.

 

Related posts

SFIDA ME REAL BETIS/ Zidane lëshon “bombën”: Do të largohem menjëherë nëse…

Delo.autor

REALIZON NGA 20 METRA DISTANCË/ Mount rikthen Chelsean në lojë me një gol të rrallë (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET SHQIPËRIA PARA POLONISË/ Gjasula rrezikon të humbasë ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment