Futboll Seria A Sport

SKANDALI/ Skuadra italiane përdor ADOLESHENTE gjysmë të zhveshura, akuzohet për… (FOTO)

Skuadra italiane Vicenza Virtus është vënë në qendër të kritikave pasi zëvendësoi djemtë që kapin topat pas porte me adoleshente gjysmë të zhveshura. Në muajin maj, klubi i Serie C – kategoria e tretë – ndërroi pronar pasi u ble nga sipërmarrësi i modës, Enzo Rosso, për më shumë se 1 milionë euro.

Themeluesi i markës “Diesel” vendosi që trë ndryshojë përgatitjet e ndeshjeve që prej marrjes së gjërave nën kontroll dhe pjesëtaret e skuadrës lokale të volejbollit u vëndosën pas portave të stadiumit “Romeo Menti”, për të kapur topat. Vajzat janë të moshës 15 dhe 16 vjeç, por janë të veshura me bluza të ngushta dhe pantallona shumë të shkurtra, të gjitha me logo “Diesel”.

Megjithatë, ky veprim është kritikuar ashpër, sidomos në rrjetet sociale, pasi sipas ligjit italian, ato konsiderohen ende minorene. Pas reagimeve, Shoqata e Atletëve i ka kërkuar Federatës Italiane të Futbollit dhe vetë klubit që t’i japë fund kësaj praktike “seksiste”. “Nxjerrja e vajzave me atë veshje për të kapur topat pas porte është cilësuar si një shfaqje e turpshme e minoreneve”, thuhej në deklaratën e shoqatës.

 

Related posts

“THUMBON” MILAN-IN ME DEKLARATËN/ Mbrojtësi Godin: Si menduat se do të vinim për qejf?! Ia kishim borxh…

Delo.autor

KËRKOHET NGA INTER SI ZËVENDËSUSI I LAUTAROS/ Ngec rinovimi i sulmuesit me klubin e madh të Premier…

Delo.autor

BOTËRORI/ Luis Enrique “kërcënon dhëndrin”: Nëse feston me shenjën e biberonit do ta dërgoj në tribunë

F.autor

Leave a Comment