Futboll La Liga

Messi ka shënuar më shumë gola se Ronaldo, Isco, Asensio e Bale së bashku

Messi i vetëm ka shënuar më shumë gola se katërshja e Realit; Ronaldo, Asensio, Bale dhe Isco.

Barcelona ka bërë paraqitje fantastike të dielën mbrëma kundër Real Sociedad, duke përmbysur rezultatin prej 2:0 për të fituar në fund 2:4 në “Anoeta”, stadium në të cilin nuk merrte pikët e plota që nga viti 2007, shkruan Gazeta Express.

Natyrisht në këtë mbrëmje shkëlqeu Lionel Messi, që realizoi gol në minutat e fundit të ndeshjes – gol që la gojë hapur gjithë fansat e futbollit.

Me këtë gol të bukur kundër Real Sociedadit, Lionel Messi ka shkuar në kuotën e 17 finalizimeve në La Liga, një gol më shumë se katërshja e Los Blancos, Marco Asensio, Gareth Bale, Isco dhe Cristiano Ronaldo.

Bale, Ronaldo, Asensio dhe Isco – janë golashënuesit më të mirë për Realin, me nga katër gola, gjithsej 16 deri më tani.

Related posts

COPPA ITALIA/ Pas një pasimi nga Hateboer, Malinovsk mposht portierin Buffon (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORICME TË MËDHA/ Newcastle përgatitet për një fushatë përrallore në merkato, ja tre emrat e parë…

Delo.autor

Shënoi kundër Kosta Rikës, Neymar hyn në historinë e kombëtares braziliane

Sadik.Autor

Leave a Comment