Futboll Premier League

Arsenali me dy transferime bombë në janar, Aubameyang dhe Mkhitaryan

Aubameyang dhe Mkhitaryan mund të përfundojnë në Arsenal.

Sipas asaj që raporton “Daily Telegraph”, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Henrikh Mkhitaryan mund të përfundojnë në Arsenal në këtë afat kalimtar të janarit.

Me Alexis Sanchez drejt Manchester United, Topçinjtë janë duke shikuar mundësinë e përforcimit të skuadrës dhe për Aubameyangut që është përleshur me drejtuesit e Dortmundit dhe dëshiron të largohet e Mkhitaryanit që mund të përfshihet në marrëveshje me Sanchezin, Arsenali është duke kërkuar edhe yllin e Bordeaux, Malcom.

Sipas asaj që raporton “Daily Telegraph”, kartoni i Malcom vlen 44 milionë funte, shifër që dëshiron ta paguajë Arsenali pa u menduar dy herë, për t’u ringjallur dhe luftuar për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Related posts

“JEMI TË GJITHË PA PARA PËR SHKAK TË COVID-19″/ De Laurentiis frikëson Serinë A: Dua të bind 7-8 skuadra që të…

Delo.autor

Botërori i “VAR”-it, sa shumë penallti në vetëm 13 ndeshje

Sadik.Autor

“IBRAHIMI ASET I SHKËNDIJËS”/ Trajneri Gjoka: Ndeshjet në Europë fitohen kështu! Fati i keq që…

Delo.autor

Leave a Comment