Futboll Seria A Sport

Lautaro Martinez firmos me Interin: Kjo është dita më e lumtur e jetës time

Lautaro Martinez tashmë mund të konsiderohet praktikisht një futbollist i Interit. Sulmuesi i talentuar argjentinas, (blerja e të cilit do të zyrtarizohet vetëm pas 1 korrikut) ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur zyrtarisht kontratën që do ta lidhë me Interin gjatë viteve në vazhdim. Lautaro vjen nga argjentinasit e Racing Club me ndërmjetësimin e ish sulmuesit zikaltër Diego Milito i cili mban një post drejtuesi te klubi nga Avellaneda.

Te Interi Martinez do të mbajë fanellën me numër 10. Menjëherë pas firmës mbi kontratë termat e së cilës nuk bëhen ende të ditur, Lautaro Martinez tha edhe fjalët e para si futbollist i skuadrës zikaltër. “ Është një ëndërr të jem këtu. Forca Inter. Do të jap më të mirën time dhe shpresoj që njërëzit të jenë të karikuar sepse ne si skuadër duam të kem një rol prej protagonisteje. Milito më ka folur shumë mirë për Interin dhe jam me fat që jam këtu. Kjo është dita më e lumtur e jetës time”, shtoi në fund Lautaro Martinez.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Agjenti Raiola dhe babai i talentit Haaland zbarkojnë tek Barcelona

Delo.autor

PAS BLERJES SË KULUSEVSKIT/ Juventus nis kontaktet me yllin e Premier League…

Delo.autor

SHQIPËRI-JORDANI/ Nis shitja e biletave fizike pranë stadiumit “Air Albania”

F.autor

Leave a Comment