Futboll Premier League Sport

E PAPRITUR/ I frikësohet sanksioneve të SHBA-së, miliarderi gati të shesë klubin e madh

Njëri prej biznesmenëve më të fuqishëm rus në Perëndim Roman Ambramovich, që për 15 vjet është president i Chelseat po mendon seriozisht pas kaq vitesh të shesë asetet e klubit londinez.

Shkak janë bërë rreziqet që SHBA-ja mund të marrë ndaj biznesmenëve rus për shkak të konflikteve të shpeshta diplomatike midis shtetit amerikan dhe Rusisë në vitet e fundit.

Fillimisht u raportua se biznesmeni rus ka refuzuar plot 2.5 miliardë € ofertë dhe do të presë deri në fillimin e vitit tjetër oferta e reja. Synimi i tij është që nga shitja e aseteve e klubit të Chelseat të përfitohet një shifër rekord prej 3.5 miliardë €.

Ambramovich nuk qëndron prej një kohe të gjatë në Britaninë e Madhe, pasi i është refuzuar rinovimi i vizës nga shteti britanik. Kjo e ka detyruar që të largohet për një kohë të gjatë.

Related posts

SUPERKUPA E ITALISË/ Mesfushori Lulic ndëshkon Juventus me një goditje “fluturimthi”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

ËNDRRA E BOTËRORIT/ Armando Broja zbulon se kë telefonoi pas fitores me Serbinë

F.autor

AKSIDENTET E FRIKSHME AJRORE/ Nga tragjedia e United tek zhdukja e Sala-s. Pesë rastet shokuese të futbollit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment