Bundesliga Futboll Sport

Rashica nuk luan/ Werder Bremen mposht Hertën dhe merr vendin e dytë

Werder Bremen mori vendin e dytë në Bundesligë pas një fitoreje 3-1 ndaj rivalëve direkt të Hertës së Berlinit, duke regjistruar triumfin e 3-të në pesë javë e duke ruajtur pathyeshmërinë.

Vendasit ishin superior në “Weserstadion”, duke treguar që në fillim dëshirën për të fituar sfidën, aq sa zhbllokuan takimin që në minutën e 11-të me anë të Harnik. Para pushimit jeshilët kishin vendosur në kasafortë 3 pikët, pasi Vejlkoviç shënoi golin e dytë, duke i dhënë qetësinë e duhur të tijve.

Herta u përpoq të rihapte takimin me golin e Dilrosun, por shpresat e berlinezëve zgjatën vetëm 13 minuta, pasi një 11-metërsh i shndërruar në gol nga Kruse i dha fitoren Werder Bremenit, që duket u rikthyer te ditët më të mira, duke qenë për momentin i dyti në klasifikim dhe për më tepër pa asnjë humbje.

Related posts

ZYRTARE/ Barcelona blindon Ansu Fati, klauzolë të çmendur

Delo.autor

“MË KËRKON NDIHMË ME MUSKUJT E BARKUT”/ Partnerja zbulon sekretet e Lewandowskit: Në fillim ha ëmbëlsirën…

Delo.autor

SHPËRTHEN PRESIDENTI I PARTIZANIT/ Gaz Demi: Ndeshja pa tifozë? Ishte si e DH**rë

Isa.Autor

Leave a Comment