Futboll La Liga Sport

LEGJENDA “LA ROHA”/ Salgado paralajmëron: Kujdes nga LUFTA në futbollin…

Ish-mbrojtësi i Real Madrid dhe Spanjës Michel Salgado ka dhënë mendimin e tij për sa i përket propozimit të shumëpërfolur gjatë javëve të fundit për zhvillimin e një ndeshjeje të La Liga-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Salgado, i cili ka bërë më shumë se 250 paraqitje në kampionat për Real Madrid gjatë 10 viteve në klub, dha një mendim të balancuar por ka paralajmëruar se kjo çështje mund të sjellë luftë në futbollin spanjoll.

“Është e komplikuar pasi mund të nisë një luftë,” shprehet Salgado. “Puna është se La Liga vendosi para kohe për të shkuar në Miami.

“Nuk jam kundër globalizmit të La Liga-s; marka e Premier League ka vite që është zhvilluar në tregun Amerikan, Azi dhe vendet Arabe.

“La Liga po mundohet të bëjë të njëjtën gjë në mënyrë që të fitojë më shumë para për klubet.

“Njerëzit nuk e kuptojnë. Është e qartë se tifozët nuk duan që ekipi i tyre të luajë jashtë shtetit por duhet të kuptojnë se ka shumë tifozë rreth e qark botës që janë të çmendur për ekipet spanjolle si Barça, Real, Atletico, dhe për të gjithë të tjerët.

“Është një çështje e komplikuar, ata duhet të tregohen të qetë dhe të dëgjojnë tifozët pasi ata janë çelësi, nuk mund ta harrojmë këtë gjë.”

Related posts

KORONAVIRUSI/ Tre ton ushqime dhe 100 mijë euro, Agnelli e Zhang aleatë kundër epidemisë

Delo.autor

Caldara, lamtumirë e hidhur nga Juve: Doja të luaja me Ronaldon, por në jetë…

Sadik.Autor

Klopp në kërkim të zëvendësuesit të Coutinhos, piketohet Suso i Milanit

Q.Autor

Leave a Comment