Futboll Seria A Sport

INTERI kthehet në rrugë të mbarë. Zikaltrit “likujdojnë” Fiorentinën në “San Siro” (VIDEO)

Inter ka fituar 2-1 ndaj Fiorentina në “San Siro”. duke ndrequr fillimin e keq të kampionatit. Pasi mori vetëm katër pikë në tre ndeshjet e para, zikaltërit fituan me përmbysje ndaj Tottenham në Champions League dhe arritën dy fitore radhazi në Serie A.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Mauro Icardi shënoi golin e parë në këtë edicion të Serie A, teksa theu në gol një 11-metërsh. Ky ishte goli numër 11-të për të kundër Fiorentina, “viktima” e preferuar e argjentinasit.

Gjithsesi, kur nisi pjesa e dytë Fiorentina arriti të barazojë me anë të Federico Chiesa.

Por 13 minuta para fundit, pas një kombinimi të bukur, Icardi shërbeu me finte për D’Ambrosio, i cili shënoi golin e fitores për vendasit që ngjiten në kuotën e dhjetë pikëve, pesë më pak se Juventus, që ka luajtur një ndeshje më pak. Dhjetë pikë ka edhe Fiorentina.

 

Related posts

Lionel Messi shënon më shumë se ekipet në La Liga

Q.Autor

REVOLUCIONI NË FORMULA 1/ Një minigarë për të përcaktuar “pole” ditën e shtunë, ja ideja

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Moderatori britanik e provokon, Ozil nuk përmbahet në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment