Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBJA ME TIRANËN/ Akuzon Kukësi: Ja padrejtesitë e arbitrave (VIDEO)

Kukësi u mposht nga Tirana me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Një humbje e hidhur për verilindorët, te cilët i dhanë mundësinë Partizanit që të thellojë diferencën në +8 pikë.

Ndërkohë pas ndeshjes, drejtuesit e Kukësit, kanë reklamuar nëpërmjet një video ironizuese padrejtësitë që u janë bërë nga treshja e gjyqtarëve në sfidën e sotme.

Sipas klubit verilindor, goli që i dha fitoren Tiranës ishte i parregullt, pasi sulmuesi Ngo, që dha asistin për Dokën, ishte në pozicion jashtë loje.

Drejtuesit e Kukësit kanë reklamuar gjithashtu edhe 2 raste në pjesën e parë, kur Doka kthen topin te portieri teksa ky i fundit e kap me dorë, si dhe një moment kur Hoxhallari ndal topin me dorë në hyrje të zonës.

Për më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme:

Related posts

Bayern NDERON Messin/ Një sektor i stadiumit “Allianz Arena” vetëm për argjentinasin

Sadik.Autor

Dortmund befason skuadrat e mëdha, merr vendimin për Aubameyang

Q.Autor

PARASHIKON TË ARDHMEN E “FARAONIT” SALAH/ Mbrojtësi Lovren: Flasim për gjithçka dhe mendoj se…

Delo.autor

Leave a Comment