Futboll Premier League Sport

PËRPLASJA E TRAJNERIT ME MESFUSHORIN/ “Lufta” me Pogban, Mourinho e konfirmon se nuk do të jetë më…

Menaxheri i United është i palumtur me paraqitjet e United. Mesfushori francez tha se dëshiron që të sheh një United më sulmues në ndeshjet e ardhshme

Jose Mourinho ka thënë se Paul Pogba nuk do të jetë më kurrë kapiten i Manchester United, në vendim që menaxheri e ka bërë për ta treguar autoritetin e tij në klub.

Vendimi nga Mourinho – para ndeshjes së të martës mbrëma ku United u mposht nga Derby me penallti – është kriza e radhës e marrëdhënies se Pogbas dhe Mourinho gjë që vën në diskutim të ardhmen në klub të 25 vjeçarit. Eliminimi nga raundi i tretë, i cili erdhi pavarësisht se United kaloi në minutën e tretë në epërsi me HJuan Mata, para se Fellaini të barazonte për t’u ekzekutuar penalltitë, ka rrit presionin në menaxherin.

Sezonin e kaluar, Pep Guardiola kishte treguar se agjenti i Pogbas, Mino Raiola, e kishte informuar menaxherin për lojtarë në Manchester City se lojtari është i interesuar për t’u larguar United për kampionët gjatë afatit kalimtar të janarit.

Barcelona po ashtu ka bërë një ofertë 45 milionë funte për Pogban gjatë verës, një ofertë që është refuzuar nga United dhe për këtë lojtari ishte përkrahur nga kampi i ekipit të tanishëm. Pogba e ka pasur shiritin e kapitenit tri ndeshje gjatë këtij sezoni kur ka munguar Antoinio Valencia.

Tani, thuhet se Mourinho e ka informuar fituesin e Botërorit se nuk do ta merr atë më. Mesfushori ka pasur një paraqitje të ndryshme këtë sezon dhe pas barazimit të Wolves në Old Trafford të shtunën ai i ka vënëq në dyshim taktikat e Mourinhos, duke theksuar se United duhet të “sulmojë, sulmojë, sulmojë”, më shumë. Të njëjtën gjë e kishte thënë Pogba edhe në fitoren e parë të sezonit kundër Leicester, ku ishte shpallur futbollisti i ndeshjes.

Para se të shortohet me Derby, me Pogba që nuk u ftua në skuadër, Mourinho edhe njëherë ka riktheksuar mospajtimin e tij me disa lojtarë të tij.

“Ndeshja kundër Wolves ishte një mësim i rëndësishëm – një mësim që unë e përsëris javë pas javë, pas jave, një mësim që disa nga lojtarët e mi nuk e kanë mësuar”, ka shkruar ai. “Çdo skuadër që luan në Manchester United luan më tërë shpirt për të fituar dhe ne duhet të kemi të njëjtin nivel agresioni, motivimi dhe dëshire – 95 për qind nuk është mjaftueshëm kur të tjerët i japin 101 për qind”.

 

Related posts

I LINDUR PËR TË KRIJUAR LAJME/ Ja gafa e Prince Boateng që injoron dy herë “Pleshtin” (VIDEO)

Delo.autor

Presidenti i Napolit bën “çmendurinë” e radhës, i vendos çmim stratosferik për Insignen

Isa.Autor

VILLARREAL-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer i beson treshes së sulmit Greenwood, Fernandes dhe Rashford (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment