Futboll Premier League Sport

ÇFARË PO NDODH/ Man United eliminohet, por POGBA “feston” me të qeshura (VIDEO)

Paul Pogba postoi një video në Instagramin e tij, ku shfaqet duke qeshur në “Old Trafford”, ndërsa Manchester United u eliminua nga Frank Lampard dhe Derby County në Kupën e Ligës. Të qeshurat e Pogba (së bashku me shokët e tij, Pereira dhe Shaw), i cili nuk u thirr për këtë ndeshje, ndërsa Mourinho sapo i kishte hequr shiritin e kapitenit, nuk iu kanë pëlqyer tifozëve të Manchester United.

“Pogba nuk përfaqëson atë që një kapiten duhet të transmetojë te Manchester United, ndaj ia hoqëm shiritin e kapitenit, sepse klubi është mbi të gjithë”, – tha Mourinho përpara ndeshjes, kur ende mediat nuk e kishin publikuar videon. Pas kësaj video, me siguri polemikat ndaj francezit kampion bote do të shtohen, ndërsa “divorci” i përfolur përditë në media sa vjen e duket më i realizueshëm.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ APOLONISË/ Ahmataj: U ndëshkuam nga një penallti shumë e thjeshtë e dhuruar

Delo.autor

JANË DIVORCUAR/ MAXI LOPEZ-WANDA/ 150 mijë euro për një PJATË SUPË…

Isa.Autor

Chiellini e thotë në formë batute: Në shtator do ta marr unë drejtimin e Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment