Futboll La Liga Sport

4 rekordet e Ronaldos të denja për librin Guiness

Cristiano Ronaldo ka arritur suksese të mëdha si individuale, ashtu edhe me klubet ku ka luajtur dhe me kombëtaren. Lojtari gjatë këtyre viteve ka krijuar dhe thyer rekorde aq shpesh, sa nuk mund të llogariten më. Megjithatë, ekzistojnë 4 rekorde të tij që duhen veçuar dhe pothuajse të pamundur për t’u thyer, e që meritojnë të jenë në Librin e Rekordeve Guinness.

Këto janë katër rekordet e tij.

Ka fituar çdo titull si individual ashtu edhe me klubet
Cristiano Ronaldo me Manchester United dhe Real Madrid ka fituar Topin e Artë, Lojtarin e Vitit, Këpucën e Artë, Champions League, Kampionate, Kupa, Kampionatin Botëror për Klube dhe Super Kupën.


Ka shënuar 300 gola në 286 ndeshje të La Liga
Kritikët e Cristiano Ronaldo-s do ta kundërshtojnë këtë gjë, por që kur është transferuar në “Santiago Bernabeu” në vitin 2009, Ronaldo ka qenë asgjë më pak se një makineri goli. Ndonjëherë ai krijon gola nga hiçi, shto këtu edhe pozicionimin e tij që është i mrekullueshëm. Legjenda e Real-it, ka mposhtur shumë portierë në La Liga, duke shënuar 300 gola në 286 ndeshje.

Ka shënuar 50 gola për 6 sezone radhazi
Cristiano Ronaldo ka realizuar 50 gola në 6 sezone të njëpasnjëshme, ku asnjë lojtar tjetër nuk ka qenë në gjendje të shënojë më shumë se 50 gola në 3 sezone
10/11: 54 ndeshje 53 gola
11/12: 55 ndeshje 60 gola
12/13: 55 ndeshje 55 gola
13/14: 47 ndeshje 51 gola
14/15: 54 ndeshje 61 gola
15/16: 48 ndeshje 51 gola

Ka shënuar më shumë se 10 gola në Champions në 7 sezone radhazi
Asnjë lojtar tjetër në histori nuk ka treguar këtë nivel në Champions League. Është sikur ky kompeticion të jetë krijuar apostafat për Ronaldon. Të gjitha rekordet e tjera janë të rëndësishme, por ato nuk e tregojnë dot dominimin e Ronaldos, nëse nuk përmendet edhe ato në Champions League. Ronaldo ka shënuar 10 gola në 7 vite rresht në Ligën e Kampioneve. Për të sqaruar këtë sukses, asnjë lojtar tjetër nuk ka arritur të shënojë 10 gola në më shumë se 2 sezone në Champions League, pavarësisht se ky kompeticion ekziston prej 60 vjetësh.


Si përfundim Cristiano Ronaldo (33) ende është duke luajtur në nivele të larta dhe ka një kontratë që i skadon kur ai të mbushë 35 vjec. Është pothuajse e sigurt se ai do të vazhdojë të shnojë rekorde, që do të jenë të vështira për t’u thyer në të ardhmen.

Related posts

“BERNABEU” ËNDËRRON MBAPPE/ Reali nis “gjuetinë” për pasuesin e Benzema, ja emrat me “të kuqe”

Delo.autor

HAALAND MPOSHT MESSIN/ “Rrëmben” çmimin e lojtarit të vitit, mësohet trajneri më i mirë

F.autor

“SKUADRAT KANË VJEDHUR FUTBOLLIN NJËRA-TJETRËS”/ Mema: Italia do të përballet me Spanjën e dytë

Delo.autor

Leave a Comment