Futboll Premier League Sport

NUK KA NOSTALGJI/ Van Persie: Një makth 11-vjeçar në Premier League, jam…

Robin van Persie ka mrekulluar botën e futbollit me golat e tij. Tani ai ndodhet në Holandë, te Feyenoord, aty ku hodhi hapat e parë si futbollist dhe ku u prit me krahë hapur në moshën 35-vjeçare. Megjithatë, Anglia nuk mund të harrohet: në fillim tetë sezonet me Arsenal-in, më pas tre te Manchester United, mes 2012-ës dhe 2015-ës. Ka qenë një periudhë e rëndësishme e jetës së tij, e përbërë nga shumë fitore, por edhe shumë… fyerje!

“Në Angli jam ofenduar vazhdimisht”, ka rrëfyer sulmuesi holandez. “Më ka ndodhur gjatë gjithë 11 viteve që kam luajtur në Premier League. Tani transfertat janë më të pëlqyeshme. Kjo që po kaloj në Holandë është një eksperiencë më e bukur se ajo në Angli”.

“Kisha harruar se çfarë do të thoshte të merrje duartrokitje në stadiume të tjerë… Që nga momenti që jam kthyer, kam kuptuar sa e mrekullueshme është kur respektohesh nga tifozët e skuadrave kundërshtare”, ka vazhduar Van Persie.

Sulmuesi nuk ka nostalgji për të kaluarën: “Kur mendoj për atë që kam lënë mbrapa krahëve dhe gjërat që kam përjetuar në Angli, mendoj se ka qenë shumë e rëndë. Nuk isha i vetëdijshëm për atë që ndodhte gjatë kohës që kam qenë atje”.

Njëmbëdhjetë vite që janë bërë të padurueshëm edhe nga ritmi i çmendur i ndeshjeve: “Udhëtonim vazhdimisht dhe kalimi nga një ndeshje te tjetra ishte si një garë. Nuk ka patur asnjë pushim dhe luanim gjithmonë me ritme të çmendura. Çdo vit që kam kaluar në Angli ka qenë si një xhiro e çmendur”, ka përfunduar ish-sulmuesi i Arsenal dhe Manchester United.

Related posts

“JEMI TOTALISHT JASHTË ORBITE”/ Futbollisti i Realit e thotë troç: Bëjmë shumë gafa në mbrojtje

Delo.autor

Real Madrid jashtë, tre italiane mes 10 të më të mirave

Q.Autor

GARA PËR “TOPIN E ARTË”/ De Bruyne jep votën e tij: Çmimin e meriton ai që ka bërë dy sezonet e fundit…

Delo.autor

Leave a Comment