Futboll Sport

PSG me fitore historike/ Mposht Reims me “poker”, shkëlqejnë Cavani-Neymar

Paris Saint-Germain vazhdon marshimin drejt titullit kampion teksa ka fituar edhe ndeshjen e shtatë radhazi në kampionati. Të besuarit e Thomas Tuchel e kanë ruajtur ecurinë 100% edhe në fitoren 4-1 ndaj Reims. Ndeshja isi me një gol befasues nga miqtë që në minutën e 2’ me Chavalerin.

Por ishte Edinson Cavani ai që barazoi rezultatin që në minutën e 5-të. 20 minuta më pas Neymar dyfishon nga pika e bardhë e penalltisë. Pak përpara se ekipet të riktheheshin në dhomat e zhveshjes, Cavani shënon golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal.

Ndeshja mund të quhej e mbyllur që pas 45 minutave të para. Pas pushimit ishte Meunier ai që shënon golin e katërt dhe që nga ai moment vendasit ruajtën energjitë për ndeshjet e rëndësishme që i presin. Një rezultat historik për kryeqytetasit. Për të parën herë fitohen shtatë ndeshjet e para të kampionatit me 3+ gola.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Neuer përballë Neymar, portieri gjerman tregon se është akoma numri 1 në botë (VIDEO)

Delo.autor

Ndihmoi skuadrën për t’u kualifikuar në Champions, klubet angleze “çmenden” pas yllit brazilian

Sadik.Autor

Melissa tregon jetën familjare në Instagram/ Kevin Prince Boateng dhe i vogli i tyre… (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment