Futboll Seria A Sport

“CONTE ËSHTË SI NJË “ÇEKIÇ” QË PËRDOR TË GJITHË FUQINË GJATË LOJËS”/ Paratici: Kemi pasur një kalendar të ngjeshur

Përpara sfidës me Napolin pasditen e sotme, menaxheri i Juventusit, Fabio Paratiçi, është ndalur nga gazetarët e ‘’Sky Sports’’, ku foli për situatën aktuale në klubin bardhezi.

Një ndër pyetjet që ju bë ishte se çfarë ka skuadra e Interit më shumë se Juventusi ndërkohë drejtuesi bardhezi u përgjigj:

‘’Interi filloi me të njëjtën trajner, me një sistem loje të ngulitur në trurin e lojtarëve. Ne e dimë se çfarë është i aftë të bëjë Konte, ai është si një ‘’çekiç’’ dhe përdor të gjithë fuqinë gjatë lojës që zhvillon ekipi i tij. Ky është avantazh i madh.

Ne kishim një kalendar të ngjeshur dhe nuk kishim kohë të bënim parapërgatitjet e sezonit me kohë të plotë. Duhet edhe më shumë kohë. Ne jemi e vetmja skuadër nga ato që udhëheqin kampionatin në Itali, që kemi ndryshuar trajner’’, u shpreh Paratiçi para ndeshjes me Napolin

Related posts

Tommy Docherty: Mourinho do hante veten e tij, po të ishte çokollatë

Sadik.Autor

Boston eliminon Philadelphian, sfidon Cleveland në finalet e Lindjes

Sadik.Autor

Aubameyang shënon supergol për Arsenalin

Q.Autor

Leave a Comment