Futboll Seria A Sport

RIVALITETI NË SERIA A/ Alegri: Napoli mund të na konkurojë, Ançeloti iu ka dhënë…

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e cilëson Napolin si rivalin kryesor në garë për Scudetto dhe beson se Carlo Ancelotti u ka dhënë atyre qetësi.

Bardhezinjtë i mirëpresin Napolitanët në Torino të shtunën në mbrëmje në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A.

Kjo është një përplasje mes konkurrentëve të sezonit të kaluar të Scudettos, por sipas Allegrit një gjë e tillë do të ndodh edhe këtë sezon.

Allegri ka thënë se e sheh Napolin si rivalin kryesor pasi tanimë kanë edhe një trajner të madh si Ancelotti.

“Ndeshjet kokë më kokë janë gjithmonë të komplikuara”, ka thënë fillimisht  Allegri.

“Ancelotti ka këtë qetësi të madhe që i transmeton ekipit”.

“Ata janë rivali i parë dhe kryesor i Juventusit këtë sezon”.

“Është një ndeshje kokë më kokë, por ende ka shumë fitore”, përfundoi italiani.

Related posts

NUK KA FRIKË NGA JUVENTUSI/ Ja vendimi që merr Simeone për sfidën në Champions

Delo.autor

Nuk vonon Allegri, ka një mesazh rivaliteti për Ancelottin

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Pas 12 minutash lojë, Sterling ndëshkon me kokë Çekinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment