Futboll Premier League Sport

SURPRIZOI TRAJNERIN/ Manchester City do të rinovojë kontratën me futbollistin e preferuar të Guardiolës

Manchester City po përgatit rinovimin e kontratës për një kohë të gjatë me Phil Foden. 18-vjeçari, i cili shënoi golin e parë për klubin gjatë Kupës së Ligës në Oxford United, është gati të rinovojë me skuadrën ku u rrit. Pep Guardiola është një nga simpatizuesit e Foden dhe mendon se në këtë sezon do të ketë më shumë hapësirë për “adoleshentin”.

Marrëveshja aktuale e Foden me klubin e City është deri në vitin 2020, por të gjitha palët janë gati ta shtynë deri në vitin 2023. Futbollisti i Anglisë U-19 mbushi 18 vjeç majin e kaluar.

“Ai është një talent i madh. Unë kënaqem kur e shoh duke luajtur dhe do të ketë shumë minuta në dispozicion sivjet. Dëshira jonë e përbashkët është të vazhdojmë punën me të. Eshtë ndër futbollistët e mi të preferuar, ndër më premtuesit,” – tha Guardiola për Foden.

Related posts

TRONDITËSE/ Ish lojtari i Barcelonës zihet në lokal për një grua, përfundon në spital

Isa.Autor

TRIUMFOI NË DERBIN E MADONINËS/ Flet trajneri Conte: Ndeshja ndaj Slavias na ndihmoi, nuk kam fjetur…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Barcelona-Chelsea. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment