Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Futbollistët në Serie A kanë frikë nga VAR… rrallohen “të skuqurit”

Shumë penallti, por mbi të gjitha, shumë më pak kartonë të kuq, duket ky trendi që po karakterizon Serie A në vitet e fundit. Të dhënat në lidhje me kartonët e kuq, tregojnë se janë dhënë vetëm pesë kartonë të kuq në gjashtë javët e para të këtij kampionati. Pra, një karton i kuq çdo 11.8 ndeshje, mesatarja më e ulët në histori.

Pra numri i kartonëve të kuq ka njohur rënie të dukshme. Nga 23 kartonë të kuq të dhënë në sezonin 2015-16, pas gjashtë javëve të para, u kalua te 20 kartonë në edicionin 2016-17 dhe në 12 karton të kuq në 6 javët e para të sezonit 2017-18.

Pra, sivjet janë dhënë vetëm 5 kartonë të kuq, ¼-a e katër viteve më para. Duket se VAR (moviola në fushë) e ka bërë futbollin një sport më korrekt.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Roma-Real Madrid. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

“KY INTER MË PËLQEN”/ Zanetti: Ja cila është gjëja më e rëndësishme për një skuadër

Delo.autor

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kampioni i peshëngritjes

Delo.autor

Leave a Comment