Futboll Sport

MOTI dhe kuotimi në BASTE: Gjendja prag-derbi. Ja koeficientet për Tirana-Partizani

MOTI – Axhenda është përcaktuar dhe Tirana-Partizani do të luhet sot, në orën 19:45, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Derbi pritet të zhvillohet në kushte të favorshme klimaterike. Pritet një mot me vranësira, por i qëndrueshëm, kryesisht me diell, ndërsa pasditja dhe darka do të jetë e kthjellët dhe temperaturat në orarin e ndeshjes pritet të jenë 17-20 gradë Celsius. Në këtë situatë, terreni pritet të jetë në kushte optimale, si dhe nuk do të ketë asnjë pengesë për tifozët.

BASTET – Kompanitë e basteve nuk shohin favoritë në derbi. Ndonëse të kuqtë janë mysafirë në këtë takim, fitorja e Partizanit është kuotuar me koeficientin 2.65, ndërsa barazimi me 3. Kurse fitorja e bardhebluve ka koeficient 2.65, shifër e cila tregon se sa vështirë është të parashikohet suksesi në derbi. Gjithsesi, specifika e këtyre ndeshjeve ka treguar se renditja dhe gjendja e skuadrave nuk ka ndikuar në përballjen e dy rivalëve në fushën e lojës.

Related posts

DHUNUAN ZYRTARIN E PUTIN/ Gjykata jep DËNIMIN E RËNDË për futbollistët RUS

Isa.Autor

MILANI DREJT SHITJES/ Ja kush do të investojë 1 miliard euro për aksionet e klubit

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Inter shpërdoron ndaj Shakhtar, anësori i prish festën Perisic (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment