Futboll La Liga Sport

TRONDITET BARCELONA/ Katalanasve i dëmtohet lojtari kryesor i ekipit, do të mungoi…

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti nuk ka arritur që të stërvitet me skuadrën paraditen e sotme për shkak të një dhimbje që ndjente në gjurin e majtë. Vetë klubi katalanas ka konfirmuar se lojtari me shumë mundësi do të mungojë në ndeshjen e së shtunës kundër Athletic Bilbao në “Camo Nou”.

Trajneri Ernesto Valverde pritet t’ja besojë vendin e 24-vjeçarit kamerunas, Clement Lenglet, i cili kthehet pas dënimit. Mbrojtësi francez u ndëshkua me karton të kuq në përballjen që Barça barazoi 2-2 ndaj Gironas, që e la jashtë formacionit në ndeshjen e humbur ndaj Leganes. Një tjetër opsion si zëvendësues është edhe Thomas Vermaelen.

Në seancën e sotme stërvitore ishin të pranishëm e gjithë pjesa tjetër e skuadrës së parë, si edhe portieri i ekipit të dytë Inaki Pena. Blaugranët do të luajnë në “Camp Nou” pasditen e nesërme në orën 16:15 në kuadër të javës së shtatë të kampionatit.

Related posts

ÇUDIRA NGA ELBASANI/ Ja kush u prezantua si trajner i ri

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Dortmund gradon sulmuesin “besnik” si kapiten

Isa.Autor

MKRS-ja e zbaton vendimin e gjykatës, e licencon Federatën e Taekwondo-së

Sadik.Autor

Leave a Comment