Futboll

Tifozët zgjedhin golin më të bukur të Botërorit… dhe nuk është ai i Maradonës! (Video)

Goli i meksikanit Manuel Negrete, i shënuar në 1/8 e finaleve të Botërorit “Meksikë 86”, është zgjedhur nga tifozët si goli më i bukur i historisë së Botërorëve.

Gjysmëroveshata kundër Bullgarisë mori më shumë vota në Facebook nga tifozët, duke u pëlqyer edhe më shumë sesa goli i Maradonës ndaj Anglisë (jo ai me dorë).

Kandidatë për golin më të bukur ishin edhe Pele (Suedi 58), Bergkamp (Francë 98), Maxi Rodriguez (Gjermani 2006) dhe James Rodriguez (Brazil 2014).

Votimi u bë në faqen e FIFA-s në Facebook kushtuar Botërorit. Në të morën pjesë qindra mijëra tifozë, të cilët votuan nga 31 marsi deri në 9 prill.

Related posts

“LOJTARI QË NUK VDES KURRË”/ Ibrahimovic i dhuron Galaxyt fitoren me dopietë

Delo.autor

TRONDITET Uruguai/ Amerikano-latinët mund të humbasin liderin e skuadrës

Isa.Autor

DRITHËRIMA PËR JUVENTUS-NAPOLI/ Ja pse vendimi u shtye dhe dy hipotezat

Delo.autor

Leave a Comment