Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Kampionët e Europës synojnë mbrojtësin lider të Bayern Mynih

Skuadra kampione e Europës kërkon t’i rrëmbejë ekipit kampion të Gjermanisë mbrojtësin e kombëtares austriake David Alaba, madje ky transferim ka gjasa që të ndodhë që në merkaton e janarit. Lajmin e konfirmon e përditshmja spanjolle “Don Balon, sipas së cilës skuadra “los blancos” ka nevojë urgjente për përforcime në mbrojtje dhe 26-vjeçari që luan me Bayern Mynih është objektivi kryesor.

Alaba, 195 ndeshje 16 gola me fanellën e Bayern, luan te bavarezët që prej vitit 2010, duke qenë një nga pikat më të forta. Krahu i majtë i skuadrës së Real Madrid, ka kohë që çalon edhe pse në atë kah herë luan Bale e herë Modric, por që nuk arrijnë ta mbylojnë atë si duhet në fazën mbrojtëse.

Edhe trajneri Julien Lopetegui e kupton se zgjidhjet e përkohshme që ai adapton në atë krah, në mesfushë, nuk janë të mjaftueshme, ndak ka vbendosur që të ndërhyjë në merkato, duke i kërkuar Bayern mbrojtësin Alaba. Skuadra madrilene e ka kërkuar lojtarin që në verë, por ky transferim nuk u krye dhe tashmë Real është i detyruar të ndfrhyjë urgjentisht në janar për të evituar që të ketë sërish probleme në ndeshjet vendimtare të sezonit.

Related posts

U LARGUA SI DËSHTIM NGA MILANI/ Sot është golashënuesi më i mirë në ANGLI (FOTO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Pas një asist nga Pogba, ylli Benzema ndëshkon me VAR Portugalinë (VIDEO)

Delo.autor

RITHEHET BATHA TEK TIRANA/ Formacioni “top secret” për derbin, ja si pritet të rreshtohet skuadra e Memës

Delo.autor

Leave a Comment