Futboll La Liga

Valverde: Jemi ekip i vështirë për t’u mposhtur

​Valverde është i lumtur me përmbysjen sensacionale të Barcelonës kundër Real Sociedad, duke thënë “jemi të vështirë për t’u mposhtur”.

Nga 2:0 në 2:4, Barcelona ka përmbysi rezultatin ndaj Real Sociedad, për të treguar se ky është sezoni i saj. Në xhiron e 19’të, Barça rrëmbeu pikët e plota në një stadium që nuk fitonte në kuadër të La Ligas që prej vitit 2007, “Anoeta”.

Natyrisht se për këtë rezultat dhe paraqitje është i lumtur edhe trajneri, Ernesto Valverde, që ka krijuar edhe më shumë bindjen se ekipi i tij është i vështirë për t’u mposhtur.

“Besuam deri në fund dhe në pjesën e dytë bëmë paraqitje fantastike, për dallim nga e para ku ishin ata dominues”, u shpreh Valverde.

“Ka shumë ndeshje të vështira në kampionat dhe nuk mund të humbnisim shumë pikë, jo në këtë sfidë. Luftuam dhe treguam karakterin tonë, treguam shpirt skuadre – jemi të vështirë për t’u mposhtur”, shtoi ai.

Related posts

TIFOZËT GODITËN NË KOKË POLICIN/ Ndeshja rrezikoi të kthehej në tragjedi (VIDEO)

Delo.autor

REKORDI i Alisson zgjat shumë PAK, Chelsea e thyen duke marrë portierin e Bilbaos

Isa.Autor

ARSENAL-MANCHESTER CITY/ De Bruyne i pandalshëm, nuk fal ndaj “Topçinjve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment