Bundesliga Futboll

Heynckes e ka një ëndërr, transferimin e këtij futbollisti tek Bayern

Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munich, ka folur për merkato ngjatë një interviste për “Kicker”. Për një futbollist në veçanti ai do të ishte gati të bënte gjithçka: “Kevin de Bruyne nuk ka luajtur kaq mirë sa po bën tani në sezonin e kaluar, por për të do të jepja edhe këmishën e fundit, do të paguaja edhe nga xhepi, për ta pasur në skuadër. Unë mendoj se për momentin De Bruyne është futbollistë më i mirë që ekziston në Europë.” Për merkaton e Bayern ai shtoi: “Duhet të vazhdojmë të besojmë te Sule, Kimmich, Tolisso dhe Coman. Natyrisht që do ta mirëprisja edhe një futbollist që kushton 50 milionë euro, por me 50 milionë euro, në merkaton e sotme nuk mund të afrohesh te më të mirë.”

Image result for heynckes

Heynckes ka folur edhe për “tripletën” e trofeve, pasi e ka realizuar një të tillë pikërisht në stolin e Bayern Munich: “Nuk jemi favoritët në Champions. Faktikisht janë pesë apo gjashtë skuadra që mund ta fitojnë këtë trofe. Manchester City është “top”, bashkë me ekipet e tjera angleze, pastaj nuk duhen harruar Real Madrid, Barcelona dhe ndoshta Paris SG.” Kësisoj, trajneri i Bayern tregon për objektivin e vërtetë: “Për mua do të ishte një sukses i madh titulli në Bundesliga, duke qenë se nuk e mora skuadrën në një moment të mirë pas largimit të Ancelotti. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë nëpër kupa. Realizimi i “tripletës” nuk mund të jetë kurrsesi një objektiv.”

Related posts

VAZHDON TË SHKAKTOJË POLEMIKA/ “Çmendet” James Rodriguez, shihni si tenton të sulmojë arbitrin (VIDEO)

Delo.autor

CRYSTAL PALACE – CHELSEA/ “Blutë e Londrës” do të tentojë të vazhdojë me fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Giuseppe Pecoraro: Asgjë nga filmimet e Allegri dhe Tagliavento!

Sadik.Autor

Leave a Comment