Futboll Sport

MUNDËN TIRANËN/ Demi flet pas derbit, dedikim special dhe premtim për lojtarët

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, foli pas ndeshjes së fituar derbi për mediet e pranishme para stadiumit “Selman Stërmasi”. Numri një i klubit të kuq u përgjigj shkurt dhe qartë. Ai i dedikon këtë fitore tifozit të vogël të Partizanit, Leos, që humbi jetën. Nga krahu tjetër, Demi premton se do të ketë premio për fitoren e derbit, pasi e ka bërë gjithmonë në të tilla ndeshje.

“Ekipi luajti mirë, derbi për Leon. Skuadra si gjithmonë do ketë premio për derbin”, – tregoi numri një i klubit të “demave”. Demi duket i kënaqur nga skuadra dhe nuk ka pse të mos jetë, pasi kryeqytetasit po bëjnë mirë dhe po fitojnë. Pas takimit të fituar me Flamurtarin 3-0 vjen dhe fitorja më e rëndësishme në derbin e kryeqytetit.

 

Related posts

NJË SEZON I “MALLKUAR” TEK JUVENTUSI/ Sami Khedira konfirmon në rrjetet sociale: Kam vendosur të…

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Vendoset baraspesha në Fushë-Krujë, Vangjeli shënon për korçarët (VIDEO)

Delo.autor

Sulmuesi i Juventus shkon te Fiorentina

Sadik.Autor

Leave a Comment