Futboll Sport

TIRANA rrezikon të BIE sërish nga Kategoria? Trajneri Ze MARIA i fut tmerrin tifozëve

Menjëherë pas përfundimit të derbit me fitoren e Partizanit 1-0, ka dalë përpara mediave trajneri i Tiranës Ze Maria i cili është munduar të justifikojë këtë disfatë. Tekniku brazilian u shpreh për Supersport se Tirana nuk e meritoi humbjen, por as fitoren, duke deklaruar se Partizani shfrytëzoi në maksimum të vetmin rast që arriti të krijonte. Ndërkohë në lidhje me një shkarkim të mundshëm ai ka theksuar se është gjithmonë në rrezik në rast humbjeje.

“Humbëm pasi në rastin e vetëm që pati Partizani arriti të shënonte. Ne patëm një rast para golit por nuk shënuam. Pozicioni im është gjithmonë në rrezik. Para dy sezonesh kur ky ekip ra nga kategoria, nisja e sezonit ishte po aq e keqe, kështu që jam i shqetësuar. Ne luajtëm mjaft mirë, duhet të jemi të ndershëm në këtë pjesë. Nuk merituam të fitonim por as të humbnim. Do të vazhdoj të punoj me këta futbollistë, nuk kemi çfarë bëjmë. Nuk e di pse këtu në Shqipëri pyesni gjithmonë nëse do rishikoj pozicionin tim pas çdo humbje. Po ju sqaroj edhe një herë, kur humb je gjithmonë në rrezik për shkarkim”, ishin fjalët e trajnerit Ze Maria.

Related posts

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ De Biasi zbulon “recetën”: Ju tregoj se si mund të ndalet Franca

Delo.autor

LIVE/ “Beteja e jetës”, Argjentina luan kualifikimin kundër Nigerisë

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Habit Devolli: Më shumë më ka mbetur peng…

Delo.autor

Leave a Comment