Futboll Sport

Surpriza Berlusconi/ Rikthen në Itali “Topin e Artë”, do të luajë në Serinë C me Monzan

Silvio Berlusconi, që sapo ka blerë skuadrën e Serisë C italiane të Monza ka vendosur t’u bëjë një dhuratë të jashtëzakonshme fansave të këtij ekipi. Presidenti kërkon të rikthejë në Itali një legjendë të Milanit, sulmuesin brazilian Kakà, lajm që konfirmohet nga e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport”. Mediat italiane konfirmojnë se ish-presidenti i Milanit i ka bërë një ofertë sulmuesit, që u tërhoq nga futbolli në dhjetor të vitit të kaluar.

Marco Zaffaroni, një nga drejtuesit e skuadrës së Monza, u shpreh se presidenti Silvio Berlusconi ka ambicje të mëdha dhe emri i Kakà është i përshtatshëm për ta bërë këtë ekip të rëndësishëm në futbollin italian. Kakà, tashmë 36 vjeç, do të jepte ndihmën e tij për ta ngjitur skuadrën e Monza nga Seria C në Serinë B, që e ka nisur mbarë sezonin e ri, duke i fituar të tri takimet e tri javëve të para të kampionatit. Në bisedime për ta mbyllur këtë transferim është Adriano Galliani, drejtori sportiv i Monza dhe mik i ngushtë i sulmuesit brazilian.

Related posts

MILAN TRIUMFOI PASTËR NDAJ LAZIOS/ Por vëmendjen në “Olimpico” e tërhoqi gazetarja super seksi (FOTO)

Delo.autor

DORËZOHET PËR KAMPIONIN E BOTËS/ Manchester United gati të shpenzojë në janar për yjet…

Delo.autor

PAMJET E HELIKOPTERIT TË SHKATËRRUAR/ 9 metrat fatale që i morën jetën Kobe Bryant

F.autor

Leave a Comment