Futboll Seria A Sport

Mbrojtësi i Juventus refuzon Dortmundin dhe Kinën…

Mbrojtësi i Juventus, Stephan Lichtsteiner, këmbëngul se nuk do të shkojë te Borussia Dortmund ose në Kinë. Zviceriani do të largohet nga Juventus pas shtatë sezonesh, të shtata të mbyllura me titullin kampionat, në momentin që kontrata e tij përfundon në qershor.

“Nuk do të shkojë te Borussia Dortmund, – tha Lichsteiner, duke përgënjeshtruar lajmin e shtypit gjerman sipas të cilit do të firmosë për dy vite me Dortmund. – Nuk e gjeta marrëveshjen, pavarësisht se biseduam gjatë. Nuk kam asgjë më shumë për të dhënë për këtë temë.”

Më pas, Lichtsteiner përjashtoi edhe mundësinë e kalimit në Kinë: “Nuk do të shkojë kurrë në Kinë, sepse nuk jam në kërkim të paràve. Po kërkoj një vend ku mund të bëj një jetë cilësore. Gruaja dhe fëmijët e mi duhet të jenë të lumtur dhe kjo nuk mund të ndodhë në Kinë. Kam pasur një karrierë të tillë që më jep shumë mundësi dhe nuk kam nevojë për parà.”

Related posts

PIKANTE/ Dikur VLERËSOHEJ sa CR7, ja historia e SHQIPTARIT që mezi pret të vijë tek KOMBËTARJA

Isa.Autor

TRAGJIKE NGA ITALIA/ Zhduket futbollistja shqiptare Florijana Ismajli

Delo.autor

Kaos Lukaku: Shkoi te United pas një riti magjik

Q.Autor

Leave a Comment