Futboll Shqipëri Sport

MUNDËN LUFTËTARIN/ Cungu i sinqertë: Ndeshja më e dobët që kemi luajtur

Kukësi fiton, tre pikë të tjera dhe tashmë është në krye, të paktën në pritje të ndeshjes së Skënderbeut, por trajneri Armando Cungu nuk është aspak i kënaqur me atë që pa ndaj Luftëtarit.

“Ishte ndeshja më e dobët që kemi luajtur këtë kampionat, por më gëzojnë tre pikët. Djemtë treguan karakter, duke ditur të vuajnë, për të marrë fitoren. Pretendonim të luanim një ndeshje tjetër, por edhe Luftëtari na e vështirësoi me lojtarët cilësorë që ka”, tha Cungu për “Gol pas goli” në Supersport.

“Shënon vetëm Rexhinaldo? Lojtarët duhet të jenë më të qetë, kemi humbur raste të mira, si me Ethemin në fillim të ndeshjes. Skuadra po punon dhe besoj se do të përmirësohemi edhe në aspektin e shënimit të golave”.

“Formacioni? Lejohen vetëm 4 lojtarë të huaj në fushë dhe kjo më krijon shumë probleme. Edhe sot u detyrova të bëj disa ndryshime të detyruara, si për shembull largimi i Limajt, i cili gjithashtu është i huaj me dokumentacion”.

“Titulli, pse nuk përmendet? Nuk është normale që një trajner të flasë për titull dhe të premtojë triumf. Në futboll nuk është e thjeshtë, ndonjëherë “1+1 bëjnë 3″, sidomos në Superiore, ku nuk ka garanci as në ndeshjet me ekipin e vendit të fundit. Ka disa ekipe me cilësi dhe organizim, por Kukësi është ndër 3-4 ekipet pretendente. Të shohim ndeshjen e radhës, pa menduar shumë gjatë”.

Related posts

GODITJA E BARCELONËS NË MERKATO/ De Jong flet si katalanas: Me zor po pres të luaj…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Kukësi anulon festën pas triumfit në Kupë, ja arsyeja…

Delo.autor

Liverpooli thellon shifrat, shënon golin e radhës Shaqiri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment