Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Man City merr kreun, fiton Arsenali, shkëlqen Kane (VIDEO)

Manchester City ka mundur 2-0 skuadrën e Brighton dhe ka marrë kreun e renditjes së Premier League. Një pozicionim ky që mund të jetë i përkohshëm, duke parë se në 18:30 do të luhet Chelsea-Liverpool. “Blutë” janë në vendin e tretë me 16 pikë, 3 më pak se skuadra e Guardiola, ndërsa “Të Kuqtë” mbajnë vendin e dytë me 18 pikë.

Për sa i takon ndeshjes së luajtur në “Etihad”, ka qenë Sterling që ka zhbllokuar takimin në minutën e 29-të pas një asisti të Sane. Në pjesën e dytë ka ardhur edhe goli që ka mbyllur përfundimisht ndeshjen dhe që është realizuar nga Aguero në minutën e 65-të, me Sterling që ka qenë në rolin e shërbyesit.

Nuk di të ndalet as Arsenal i Unai Emery, që ka mundur 1-0 Watford-in në “Emirates”dhe ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat. Nuk ka qenë një sukses i lehtë për t’u arritur nga “Topçinjtë”, të cilët kanë siguruar tri pikët në 9 minutat e fundit të ndeshjes falë autogolit të Cathcart (81′) dhe golit të Ozil(84′).

Lajme të mira edhe për Tottenham që ka marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League falë dygolëshit të realizuar nga Kane (25′, 34′ pen.) në fushën e Huddersfield, i mundur 2-0. Në ndeshjet e tjera: Leicester ka mundur 3-0 Newcastle në transfertë, Everton ka fituar 2-0 në shtëpi ndaj Fulham dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Wolves, që ka mundur 2-0 Southampton.

Related posts

E ARDHMJA E DE BRYNE/ Guardiola: Do të doja të qëndonte te City, por vendos ai

F.autor

ZYRTARE/ Zgjidhet dilema, ja kush do e mbajë fanellën me numrin 10 në Kombëtare… (VIDEO)

Delo.autor

MBI 2 SUPER SFIDAT/ Ideja e Piolit: Ibra dhe Giroud, së bashku për të befasuar Juventus dhe Inter

Delo.autor

Leave a Comment