Basketball Sport Të tjera

NBA/ Milwaukee e Utah Jazz nuk ndalen, Lakers fitojnë pas kohës shtesë

Milwaukee rikthehet te fitorja, duke mundur 114-99 Indiana, ndeshje ku u dallua Holiday, autor i 26 pikëve. në këtë sfidë nuk luajtir Antetokounmpo e megjithatë mungesa e tij nuk u ndie. Mirë u paraqitën për Bucks edhe Portis e Cannaughton me nga 20 pikë secili.

Pas kohës shtesë fiton skuadra e Lakers, që mundi 107-104 Dallas. James realizoi 24 pikë, mbështetur nga Westbrook me 23 pikë e 10 rebound si dhe Davis me 20 pikë e 12 rebound. Fiton edhe ekipi i Utah Jazz, që falë 27 pikëve të Mitchell mundi 124-103 rivalët e Clippers.

Jashtë fushe triumfon Miami, që mundi 101-96 Philadelphia, sfidë ku diferencën në parket e bëri Vincent me 26 pikë. Zhgënjen sërish skuadra e San Antonio, që në fushën e tij u mund 131-115 nga Charlotte (Hayward 41 pikë), ndërsa Memphis fitoi 113-103 ndaj Portland (Bane 23 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Houston, 124-89

Orlando – Atlanta, 99-111

Philadelphia – Miami, 96-101

Dallas – Lakers, 104-107

Milwaukee – Indiana, 114-99

Oklahoma – New Orleans, 110-113

San Antonio – Charlotte, 115-131

Denver – Minnesota, 107-124

Portland – Memphis, 103-113

Sacramento – Washington, 119-105

Utah Jazz – Clippers, 124-103

Related posts

Holandë-Gjermani, superpërballja ku X nuk vlen, Maqedonia për formalitetin e rradhës

Isa.Autor

SI ASNJËHERË MË PARË/ Ja çfarë po ndodh në finalen e Europa Leagues në Baku (FOTO)

Delo.autor

Porositë për tifozët britanikë: Kujdes në Rusi!

Sadik.Autor

Leave a Comment