Futboll Ligue 1 Sport

TË PANDALSHËM/ PSG realizon edhe “mrekullinë e tetë”, GODITET Neymar (VIDEO)

Paris Saint Germain nuk di të ndalet në Ligue 1. Skuadra e Thomas Tuchel ka mundur 3-0 Nice në transfertë dhe ka marrë kështu fitoren e tetë radhazi në kampionat.

Parisienët kanë shënuar nga një gol për çdo pjesë loje, me të parin që ka ardhur në minutën e 22-të dhe që është shënuar nga Neymar, i cili ka mposhtur portierin kundërshtar me një të bukur nga jashtë zone me të djathtën.

Në fillimin e pjesës së dytë ka ardhur edhe dyfishimi i avantazhit për miqtë, që kanë gjetur rrjetën me Nuknku. Takimi është mbyllur në minutën e 59-të pasi vendasit kanë mbetur me 10 lojtarë për shkak të kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Cyprien, që ka goditur me bërryl Neymar.

Në minutat e fundit, më saktësisht në të 93-n, PSG ka shënuar edhe golin e tretë me Neymar. Kampionët në fuqi të Francës kryesojnë bindshëm renditjen me 24 pikë, nëntë pikë më shumë se ndjekësja më e afërt.

Related posts

PAS “BOMBERIT” PIATEK/ Calhanoglu “tërbon” tifozët e Milanit: Largohem nëse më kërkon…

Delo.autor

Nga Meazza te… Bonucci? Juventus–Milan, sa shumë këmbime lojtarësh

Isa.Autor

GOLI I DE SHILJOS NDAJ ROMËS/ Shihni reagimin epik të Klaudio Markizios (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment