Futboll Sport

LIVE/ Teuta-Skënderbeu: Latif kalon në avantazh vendasit, korçarët me 10 lojtarë (VIDEO)

Po luhet në “Niko Dovana” super sfida mes Teutës dhe Skënderbeu. Korçari Bledi Shkëmbi përballë durrsakut Orges Shehi. Një përballje tepër interesante, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren.

bandicam 2018-09-29 18-15-31-309

Vendasit vijnë në këtë takim pas 2 humbjesh radhazi, teksa kthesa është e vetmja mënyrë shpëtimi. Nga ana tjetër, Skënderbeu kërkon fitoren për të rimarrë kreun. Korçarët barazuan në sfidën e fundit ndaj Tiranës në shtëpi.

bandicam 2018-09-29 18-45-44-382

LIVE| TEUTA-SKËNDERBEU 1-0

Latif 43;

KOMENTI LIVE: 

43′ GOOOOL TEUTA 1-0. Amadu Latif gjuan saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

41′ Penallti për Teutën, Kaba Samboi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

35′ Muzaka provon me një gjuatje nga distanca, por jashtë kuadratit.

30′ Provon të rrezikojë edhe Teuta, Progni gjuan nga goditja e dënimi, pret Teqja, i cili nuk është surprizuar nga gjuajtja e mesfushorit.

27′ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Radas, por topi përfundon në duart e Hidit.

26′ Gjyqtari nuk e fal më Latif, e ndëshkon me karton të verdhë.

24′ Provon Skënderbeu të depërtojë nga krahët, por mbrojnë mirë futbollistët e Teutës.

18’ Një ndërhyrje vendimtare e Bicajt i heq topin nga këmbët Krasniqit në sekondën e fundit me një rrëshqitje duke mos i lejuar të gjuajë në portë.

15′ Vazhdojmë dyluftimet në mesfushë, skuadra korçare më kërkuese në këto minuta.

10′ Pranë golit Skënderbeu, Bregu del i vetëm përballë portierit, por ndërhyn bukur Gjeorgjevski, i cili shpëton skuadrën.

4′ Një nisje agresime, me faulle të shumta në mesfushë.

1′ Latif rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.


1′ Ka startuar takimi në “Niko Dovana”.

Related posts

GATI PËR REVOLUCIONIN E BUJSHËM/ Ja formacioni i Barcelonës me blerjet e mëdha (FOTO)

Delo.autor

Tifozi vogël: “Ronaldo, je më i miri! Ndërsa Messi…”. “Është më i keqi”, replikon CR7

Q.Autor

CHELSEA MERR LAJMIN E MIRË/ Rikthehet në dispozicion të trajnerit Lampard kampioni i botës…

Delo.autor

Leave a Comment