Futboll Premier League Sport

Hazard s’mjafton/ Liverpool shpëton në fund falë GOLIT UNIKAL të…(VIDEO)

Daniel Sturridge ka shpëtuar Liverpool nga humbja e dytë në tri ditë kundër Chelsea. “Të Kuqtë”, në fakt, kanë barazuar 1-1 ndeshjen e luajtur në “Stamford Bridge”, e vlefshme për javën e shtatë të Premier League.

Sfida e zhvilluar në “Stamford Bridge” ka qenë e luftuar dhe e mbushur me raste, por vetëm dy prej tyre janë transformuar në gol. Ka qenë minuta e 25-të kur Eden Hazard ka shfrytëzuar në mënyrën e duhur topin e marrë nga Kovacic dhe ka mposhtur Alisson me një goditje të saktë me të djathtën nga brenda zonës së rreptësisë.

Liverpool ka patur shumë mundësi për të shënuar, por lojtarët e Klopp nuk kanë arritur t’i transformojnë në gola. Të paktën deri në minutën e 89-të, kur Daniel Sturridge, i aktivizuar në minutën e 86-të në vend të Milner, ka befasuar vendasit me një goditje të jashtëzakonshme nga një distancë e largët.

Beteja e “Anfield” është mbyllur në barazim, por mund të thuhet se fituesi i vetëm ka qenë Manchester City, që është kthyer në krye të renditjes falë një diference më të mirë golash se Liverpool. Të dy skuadrat kryesojnë me 19 pikë. Në vendin e tretë, me 17 pikë, është Chelsea.

Related posts

TEUTA-FLAMURTARI/ Pas 13 minutash lojë, Haruni zhbllokon sfidën për “Vlonjatët” (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ KAS-i përgjysmon dënimin për Chelsea, buzëqesh edhe klubi i Serie A…

Delo.autor

ATMOSFERË E ÇMENDUR/ Tifozët e Lazios bllokojnë rrugët me parulla fashiste para ndeshjes (

Delo.autor

Leave a Comment