Futboll La Liga Sport

E FRIKSHME/ Gol me pasoja: Aksident në tribunë gjatë takimit Eibar-Sevilla

Një numër tifozësh të Sevilla-s kanë mbetur të plagosur dhe kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore, për shkak se një nga tribunat ku ishin vendosur u shemb, gjatë festimeve për golin e dytë të Sevilla-s, në ndeshjen kundër Eibar-it.

Momente paniku, pas golit të shënuar nga Banega në minutën e 59-të, me argjentinasin që shkoi të festonte me tifozët, por shkallët nuk e mbajtën peshën e njerëzve që ishin afruar te hekurat rrethues.

Shumë tifozë ranë në fushë dhe disa prej tyre u transportuan për në spital, për ndihmë mjekësore, para se ndeshja të riniste.

Related posts

NIS REVOLUCIONIN “ZIKALTËR” NGA THEMELET/ Marotta gati 60 milionë euro për dy yjet e Premier…

Delo.autor

Rashica tek Werder, por ja sa para përfiton klubi i Vushtrisë

Q.Autor

Milan bën gati 35 mln € për yllin e Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment