Futboll Sport

SURPRIZON ISH KAPITENTI/ Flet Lorik Cana: Unë e munda Cristiano Ronaldon në…

Lorik Cana është shpallur ambasadori shqiptar i sportit në mbrëmjen gala “Albanian Sport Ambassador”.

Në një intervistë për Telesport ka treguar për emocionet që dashuria e shqiptarëve transmeton tek ai. Gjithashtu ka zbuluar se djali i tij, Boikeni ka mundësi të rivalizojë CR7 Jr pasi, Cristiano nuk e ka pasur babain futbollist të suksesshëm ndërsa Loriku po.

“Unë mundohem të mbaj emocionet dhe një lloj ftohtësie, por të jeni të sigurt që brenda është një vullkan që vlon nga emocionet pozitive. Sepse të tjerët të vlerësojnë, jo vetëm mua por të gjithë ne që jemi pjesë të sportit dhe jemi munduar të bëjmë më të mirën për të ngritur lart Shqipërinë. Patjetër që është një kënaqësi e jashtëzakonshme pasi ajo që mbetet janë kujtimet, trofet dhe ajo që mbetet përgjithmonë është dashuria dhe respekti i njerëzve, e kjo nuk ka çmim.”

-Lorik a do ta bëjmë edhe Boikenin futbollist të kombëtares?

“Nuk e di nëse do e bëjmë futbollist por patjetër që do të shoqerohet me sportin, do të merret me sportin. Një gjë është e detyruar të merret me sportin pastaj profesionin që do të zgjedh, ai është zgjedhja e tij,”– ka thënë Lorik Cana.

-Lorik duhet ta mendosh mire, pasi CR7-së përshembull i është bërë djali më i mirë se i ati, kështu që dhe Boikeni mund të të rivalizojë?

“Ai ka edhe një avantazh, se CR7 nuk e ka pasur babain futbollist të suksesshëm,ndërsa unë e kam pasur babain futbollist të suksesshëm dhe jam bërë më i mirë se ai, e për t’u bërë më i mirë se unë absolutisht që ka shumë shanse, por është edhe më e vështirë. Por gjithsesi siç thashë me rëndësi është (Boikeni) të rritet me vlerat e sportit dhe ajo s’do të mungojë asnjëherë.”

Related posts

Porositë për tifozët britanikë: Kujdes në Rusi!

Sadik.Autor

CELTA VIGO-BARCELONA/ Pas një pasimi nga “Pleshti”, Suarez nuk mund të ndalet (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË NJË NDËR LOJTARËT KYÇ PËR “BARDHEBLUTË”/ Nuk luan prej 3 muajsh, ja kur kthehet sulmuesi Kale në Shqipëri…

Delo.autor

Leave a Comment