Futboll La Liga Sport

TRONDITET FUTBOLLI SPANJOLL/ Mesfushori i REALIT: Lopetegui më tha të GODISJA…

Dani Sebajos ishte një nga më të mirët për Realin e Madridit, pavarësisht se luajti vetëm në pjesën e dytë. Mesfushori u fut për të zëvendësuar Bejlin e dëmtuar dhe thotë se kjo ishte sfida e tij më e mirë që nga koha kur ka veshur fanellën “galaktike”.

Ai gjithashtu tregon edhe porosinë e veçantë që i dha trajneri Lopetegui përpara se të futej në fushën e lojës. “Jam shumë i kënaqur me ndeshjen që bëra. Ishte më e mira imja. Por duhet ta kishim fituar ndeshjen. Në pjesën e dytë bëmë shumë volum loje dhe krijuam raste për të shënuar.

Nuk ia dolëm. Bejl? Ai u zëvendësua për shkak të dëmtimit dhe Lopetegui më porositi përpara se të futesha që të luaja sa më shumë nga ana e Huanfranit dhe ta godisja në mënyrë të vazhdueshme”, tha Sebajos. Ai i garantoi të gjithë tifozët e Realit se nuk ka asnjë shqetësim pas goditjes që mori në fushën e ndeshjes dhe do të jetë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Related posts

Agnelli karikon skuadrën: Nuk jetohet me keqardhje, përpara me optimizëm

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA NË EKIP/ Inter do yllin e rivalëve, ja objektivi për sezonin e ardhshëm…

Delo.autor

LOJTAR KATASTROFAL/ Ja REKORDI i turpshëm i Alexis Sanchez ndaj Valencias

Isa.Autor

Leave a Comment