Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Tjetër penalitet për Ferrarin, piloti Sainz do të niset i fundit

Makina Ferrari e pilotit spanjoll Carlos Sainz do të niset nga vendi i fundit ditën e diel, në garën e Çmimit të Madh të Turqisë në Formula 1. Drejtuesit e “kokëkuqes” kanë vendosur të montojnë motorin e katërt sezonal te njëvendëshja e Sainz (nga 3 të lejuar), ndaj penaliteti është i paevitueshëm.

E njëjta gjë pat ndodhur edhe me Charles Leclerc në garën e fundit në Rusi, që montoi motorin e katërt dhe u nis nga vendi i fundit. Pritet që motori i ri i Sainz të jetë më i fuqishëm nga ai i zakonshmi, me një sistem hibrid të ri. Në këtë garë do të mungojë për Ferrarin drejtori sportiv Matti Binotto.

Related posts

Reali i pashpirt ndaj Bale, Benzema me fat

Sadik.Autor

Skuadër e pathyeshme/ Ja si do duket super formacioni i Juventusin me Ronaldon (FOTO)

Isa.Autor

MEMA ULTIMIATUM EKIPIT/ Klubi i Tiranës pezullon Hasanin, ja dënimi që merr

Delo.autor

Leave a Comment