Futboll Seria A Sport

I pafuqishëm përballë JUVES dhe RONALDOS, mediat nuk e lënë HYSAJN rehat

Ka qenë mbrëmje për t’u harruar ajo e djeshmja për Elseid Hysajn dhe Napolin. Fitorja bindëse e Juventusit ndaj të kaltërve ka shtuar presionin ndaj skuadrës dhe teknikut Carlo Ancelotti. “Partenopei” kaluan të parët në avantazh, nuk i rezistuan dot presionit të bardhezinjve. Hysaj e vuajti gjatë gjithë mbrëmjes përballjen me Ronaldon dhe portugezi doli i fituar në të gjitha rastet ndaj anësorit shqiptar.

Mediat italiane e kanë vlerësuar si lojtarin më pak rezultativ të ndeshjes, duke theksuar se 24-vjeçari nuk bën një punë të mirë në prapavijë.

Pretendimet e Napolit për të fituar kampionatin po lëkunden seriozisht pasi fitores së radhës së kampionëve në fuqi të Italisë.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Milan refuzoi 100 milionë euro për yllin e sulmit, londinezët mbeten me “gisht në gojë”

F.autor

Nga Portugalia: Ronaldo tek Juventusi, është vetëm çështje orësh…

Isa.Autor

LAJME TË KËQIJA PËR KAMPIONËT E ITALISË/ Sarri humbet për sfidën ndaj Atleticos tre lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment