Futboll Shqipëri Sport

Lojtarit të Flamurtarit i iku gjuha në Vlorë, ja çfarë thonë mjekët për rumumin Sirgi

Ankth në Vlorë. Një goditje e Çarls Atsinës (i cili as nuk u ndëshkua me të verdhë) me bërryl ka bërë që lojtari jo vetëm të dëmtohet në nofull, por në rrëzim e sipër ka goditur pjesën e pasme të kokës. Në këtë moment qendërmbrojtësi humb ndjenjat dhe i ikën gjuha. Panik në stadium, megjithatë ndërhyrja e stafit të fizioterapistëve, e solli përkohësisht në gjendje normale.

Tifozët e tribunës C ishin ata që panë edhe tmerrin me sy, pasi lojtari mbeti pa ndjenja. “Shpejt, ç’a bëni, iku lojtari, sillni autoambulancën, lëvizni ore, pse rrini ashtu”, dëgjoheshin të shqetësuar tifozët. Fillimisht vjen barela dhe më pas autoambulanca, e cila e merr lojtarin dhe e transporton për në spital. Rumuni del nga fusha me duartrokitje. Ai dërgohet në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa qëndroi për disa orë nën vëzhgim.

Mjekët e spitalit konfirmuan, gjendjen e lojtarit. “Pacienti erdhi pa vetëdije dhe kishte humbur koshiencën. Gjithçka i ka ardhur pas përplasjes së kokës në tokë. Ka marrë fraktura, por jo të rrezikshme për jetën. Ai është në vëzhgimin tonë, por në disa raste këto goditje janë edhe fatale”, janë shprehur mjekët. Në fakt, rasti i djeshëm shton alarmin kur dihet që Flamurtari qysh nga faza përgatitore, që pas largimit të Ardi Llukës, ka mbetur pa mjek. Stafi i fizioterapistëve është i papërgatitur për raste të tilla të ndërlikuara dhe dje u gjendën të papërgatitur, madje edhe të fiksuar nga ajo që ndodhi. Në të tilla kushte, Spitali i Vlorës pas mbërritjes së Sirgit, dërgoi në mënyrë urgjente në stadium një infermier të urgjencës. Ky i fundit u ul në pankinën e Flamurtarit deri në fund të ndeshjes.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN ME CONTEN/ Ish-drejtori sportiv i Romës: Mos më çaj tr*pin, se nuk do ta jap Dzekon

Delo.autor

TRIUMFOJNË NDAJ FULHAM/ Fillim ëndrrash për Arsenal, askush si Aubameyang në 16 vitet e fundit

Delo.autor

KATAR 2022/ Zbulohet “taksa e mëkatit”

Delo.autor

Leave a Comment