Futboll

Ylli i Zonjës së Vjetër drejt Atletico Madridit

Atletico Madrid thuhet, se po monitoron mesfushorin e Juventusit, Rodrigo Bentancur. Sipas “Mundo Deportivo”, Atletico i ka kërkuar informacion “Zonjës së Vjetër” për të filluar negociatat për të nënshkruar me Bentancur, por spanjollët kanë marrë një përgjigje negative.

Megjithatë, gazeta thotë se “Los Colchoneros” nuk janë dorëzuar dhe mund të kthehen sërish në merkaton e verës për 20 vjeçarin.

Uruguajani u bashkua me bardhezinjtë nga Boca Juniors verën e kaluar dhe ka bërë 20 paraqitje në sezonin 2017-2018, por vetëm pesë prej tyre si titullar në Serie A. Diego Simeone e vlerëson maksimalisht mesfushorin 20-vjeçar, ndërsa ai po kërkon të përforcojë mesfushën në merkaton e verës, pasi ky repart ka nevojë për “gjak” të ri. Gjithsesi, Juve nuk do të bindet lehtë për të shitur një lojtar me të ardhme si Bentancur.

Related posts

TOPLESS NË PLAZH ME TË “MËDHAJA”/ Futbollistja shqiptare: Ju tregoj dy lojtarët më seksi te Kombëtarja, kam marrë 500 euro për…

Delo.autor

VIJOJNË PUNIMET PËR STADIUMIN E RI TË KUKËSIT/ Presidenti Gjici: Impakt i rëndësishëm për krejt zonën (VIDEO)

Delo.autor

“JASHTËTOKËSORI” TEK INTER? Ja kur do të vendosë Messi

Delo.autor

Leave a Comment